Mbetën në det të hapur, shpëtohen tre peshkatarë në Durrës
Publikuar:
(10.05.2023 09:03:20)

Një peshkarexhë është mbytur natën e kaluar në ujërat e Adriatikut. Mësohet se tre peshkatarë që ishin në bord janë shpëtuar në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ata kishin mbetur në det të hapur. Peshkarexha u dëmtua si pasojë e goditjes së një trageti të linjës së Barit në brigjet e Durrësit.
Përplasja shkaktoi çarje të mjetit lundrues, ndërsa 3 peshkatarët, dy durrsakë dhe një egjiptian arritën të braktisin në kohë anijen, që po fundoste në ujë, duke përdorur një zader (mjet i vogël shpëtimi).
Ata janë nxjerrë në breg nga forcat e policisë detare dhe raportohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore.
/Shqip.com