Lajme

Mbështetësit e Sali Berishës thyejnë derën e Partisë Demokratike

Thyhet dera e PD-së.

Mbështetësit e Sali Berishës kanë thyer derën kryesore të selisë së Partisë Demokratike duke u futur me forcë atje, përcjell Shqip.com.

Një numër i madh i mbështetësve janë mbledhur para selisë së PD-së duke u futur me forcë aty, teksa kërkohet largimi i Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë.

Protestuesit në Tiranë.

Ndërkaq, edhe Sali Berisha është nisur drejt selisë së PD-së, duke bërë thirrje nga protestuesit për vetëpërmbajtje.

“Ftoj të gjithë protestuesit demokratë e demokratë të cilët sot do të shndërrojnë bunkerin e Peng Bashës në shtëpinë e lirisë të ruajnë gjakftohtësinë, të vetëpërmbahen dhe të vendosur për realizimin e qëllimeve tona”, u shpreh ai.

Tutje, ai ka bërë thirrje nga Basha që të hapë dyert e partisë pasi që siç tha ai, është “shtëpia e demokratëve”./SHQIP.com