Lajme

Mbajti fjalim në Kuvendin e Rithemelimit, Argita Berisha: Kam qenë gjithmonë pjesë aktive e PD!

Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi, e cila ka mbajtur ditën e sotme fjalim e parë publik në Kuvendin Kombëtar, është shprehur se gjithmonë ka qenë pjesë aktive e PD-së.

Në një prononcim për mediat, ajo u shpreh se nuk ka ambicie për më shumë, duke shtuar se thelbi i fjalës së saj ishte që të gjithë të reagojnë.

Gjithmonë kam qenë pjesë aktive e PD, por nuk kam ambicie për më shumë, është çështja të kesh ambicie, por të bësh atë që duhet të bësh, thelbi i fjalës sime është që të gjithë duhet të reagojnë.

E keqja të vjen butësisht, kur t’i mendon se diçka është banale për ditën tëndë. E keqja bëhet imponuese kur t’i e ke neglizhuar’’, tha ajo.

/Shqip.com