Mbahet edicioni i dytë i Panairit të Librit “Podujeva 2023”

Shoqata kulturore “Prokult”, Podujevë, në bashkëpunim me KK të Podujevës dhe në përkrahje financiare nga Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport, organizon edicionin e dytë të Panairit të Librit, “Podujeva 2023”.
Njoftimi i plotë:
Për pjesëmarrje në Panairin e Librit “Podujeva 2023”
Shoqata kulturore “Prokult” nga Podujeva, prej datës 26.07.2023 deri më 29.07.2023, organizon edicionin e dytë të Panairit të Librit “Podujeva 2023”.
Panairi organizohet në Sheshin e Qytetit (pranë objektit të vjetër të Komunës) dhe është i tipit të hapur (në tenda).
Njoftojmë të gjitha shtëpitë botuese qe janë pjesëmarrëse e Panairit të Librit se vendosja e librave ne stenda fillon nesër më 26 korrik, nga ora 9:00 deri më 11:00.
Hapja solemne bëhet më 26 korrik 2023, ora 12:00.
/Shqip.com