Lajme

Masat e reja anti-COVID’19 shkaktojnë pritje dhe ankesa nga qytetarët në kufirin Kosovë – Shqipëri

Vendkalim kufitar

Masat e reja kufizuese kundër përhapjes së Coronavirusit në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, kanë sjellur radhë të gjata në doganë, përcjell Shqip.com.

Udhëtarët të cilët po hyjnë në Kosovë po e kundërshtojnë testin e shpejtë, kurse ata që dalin nga Kosova ankohen për pritje të gjata.

Në pikë kalimin kufitar në Vërmicë, situata duket pak më e qetë se një javë më parë, por që kolonat janë të pashmangshme.

Komandanti i policisë kufitare jug-perëndim, Nexhmi Krasniqi, ka thënë pwr ABC News se kolonat janë duke u krijuar për shkak se shumë qytetarë ende janë duke shkuar për pushime dhe se Shqipëria kërkon teste edhe për fëmijët.

Ndërkaq, udhëtarët që hyjnë në territorin e Shqipërisë thonë se po presin gjatë në kolonë, kurse shtetasit e Shqipërisë të cilët nuk janë të vaksinuar po i nënshtrohen një testi të shpejt anti-COVID’19.

Ndryshe, më 6 shtator kanë hyrë në fuqi masat e reja kundër Coronavirusit, sipas të cilave, usdhëtarët që hyjnë në Shqipëri duhet të kenë vaksinim të plotë kundër Coronavirusit ose test negativ në 72 orët e fundit./Shqip.com