Lajme Botë

Masakra në Gaza, reagim i fortë nga Edi Rama: Tronditëse! Akuzat e Netanjahut se e bëri Hamasi janë drithëruese, por nuk mjaftojnë – duhet hetim!

Kryeministri Edi Rama iu është bashkuar mesazheve në lidhje me ngjarjen e rëndë që prodhoi lufta mes Hamasit dhe Izraelit, ku një spital në Gaza u sulmua nga një raketë.

Përmes një mesazhi në rrjetin social X, kreu i qeverisë shqiptare thekson se është thellësisht tronditëse pamja, ndërsa kujton ligjet ndërkombëtare dhe zakonet e luftës që të sëmurët dhe të plagosurit nuk preken.

Rama kujton se ligjet ndwrkombwtare, por edhe zakonet e luftws nuk prakin tw swmurwt, tw plagosurit dhe spitalet. Sipas kreut tw qeverisw shqiptare nuk ka asnjw justifikim pwr bombardimin e spitalit, duke shtuar se deklaratat e Izraelit se sulmin e ka kryer Hamas janw drithwruese, por tw pamjaftueshme pwr tw ndarw tw vwrtetwn.

“Është thellësisht tronditëse të shohësh pamjet e goditjes me bombë të spitalit Al-Ahli në Gaza, ku qindra e qindra njerëz u masakruan e humbën jetën. Sipas ligjeve ndërkombëtare po edhe zakoneve të luftës, të sëmurët e të plagosurit, spitalet, personeli mjekësor dhe objektet e lëvizshme të kujdesit mjekësor nuk preken. Nuk ka asnjë justifikim, në asnjë rrethanë, për goditjen e infrastrukturës spitalore, civilëve dhe ekipeve mjekësore.

Deklarata e kryeministrit Netaniahu se kjo masakër u krye nga vetë Hamasi është drithëruese, por nuk mjafton për ta ndarë të vërtetën nga pretendimet e palëve ndërluftuese. Prandaj të gjitha faktet e mundshme duhet të mblidhen dhe të provohet autorësia e kësaj goditjeje të tmerrshme në themelet e vetë njerëzimit.

Hamasi është një kancer në trupin e njerëzimit, por kjo nuk mjafton as për t’i mbyllur sytë përballë pamjeve rrënqethëse të gërmadha të spitalit të bombarduar dhe as për t’u mjaftuar me deklaratën shumë tronditëse të kryeministrit të Izraelit. Në këtë luftë Shqipëria dhe e gjithë bota demokratike është e përcaktuar në anën e Izraelit të goditur barbarisht nga mizoria e terroristëve të Hamasit! Por bota demokratike duhet të jetë po ashtu garante e të vërtetës për qindra e qindra viktimat e spitalit të bombarduar në Gaza.

Prandaj hetimi i fakteve për nxjerrjen e autorëve të kësaj vrasjeje masive dhe dënimi pa asnjë ekuivok i tyre është përgjegjësi e padiskutueshme e detyrim i pashmangshëm i botës demokratike ndaj mbarë njerëzimit“, shkruan Edi Rama.

Mbi 300 palestinezë mendohet se humbën jetën nga bombardimi i spitalit në Gaza. Izraeli nuk pranon përgjegjësinë e sulmit ndërsa akuzon Hamasin dhe celulën tjetër terroriste palestineze, Xhihadin Islamik. Por këta të fundit dhe vetë civilët palestinezë pretendojnë se sulmi është kryer nga forca ajrore izraelite.

/Shqip.com