Lajme

Marrëveshja për të pagjeturit, Kosova kërkon që Serbia t’i quaj “persona të zhdukur me dhunë”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurt gjatë një konference për media të mërkurën, ka thënë se Kosova dhe Serbia palët s’janë shumë larg arritjes së marrëveshjes,

Shefi i qeverisë duke folur për çështjen e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, tha se Serbia insiston t’i quaj vetëm “persona të zhdukur”.

“Janë disa çështje që kanë ngelur pa dakordim. Do ta kisha theksuar një dallim kryesor që ekziston sa i përket emërtimit të persona me dhunë të zhdukur gjatë luftës. Beogradi insiston të quhen vetëm persona të pagjetur, ne kërkojmë që kjo të theksohet që është bërë me dhunë. Ata nuk janë persona që janë zhdukur nga vërshimet apo tërmetet. Ne kemi familjarë që e dinë se personi i caktuar, i uniformuar ose jo, ua mori djalin ose vajzën, babën ose nënën e kështu me radhë. Bëhet fjalë për kidnapime, rrëmbime që janë bërë me dhunë. Insistimi ynë është që të bëhet kjo. Natyrisht, se janë persona të pagjetur, por nuk mund të krahasohen me dikë që zhduket në mal gjatë hikingut. Këta persona mund të konsiderohen pjesë e gjenocidit serb në Kosovë. Ky është dallim konceptual të cilën do ta shohim a do arrijmë ta përmirësojmë”, ka thënë Kurti.

Takimi në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi
Lexo edhe:
Lajçak: Ne jemi dy fjalë afër apo dy fjalë larg marrëveshjes për të pagjeturit

Theksojmë se emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se Kosova dhe Serbia janë shumë afër dhe larg arritjes së marrëveshjes për personat e pagjetur gjatë luftës së fundit.

Lajçak, në një intervistë për RTK-në tha se tani duhet vetëm vullnet politik për arritjen e kësaj marrëveshje, e që sipas tij, do të sjellë pozitivitet tek njerëzit./Shqip.com