Lajme Botë

Marrëveshja për mineralet e rralla Ukrainë-SHBA, zv.presidentja ukrainase rrugës për Uashington për të nënshtruar

Një zyrtar i lartë ukrainas i ka thënë BBC-së se Ukraina është “gati të nënshkruajë” një marrëveshje mineralesh me SHBA-në “sot”, një zhvillim i rëndësishëm që mund të ndikojë në ekonominë amerikane.

SHBA-të dhe Ukraina kanë negociuar për disa muaj mbi marrëveshjen, e cila do të përfshinte një partneritet ekonomik midis dy vendeve për të zhvilluar burimet natyrore të Ukrainës.

Kiev vlerëson se rreth 5% e “lëndëve të rralla minerale” në botë janë në Ukrainë.

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Yulia Svyrydenko, është rrugës për në Uashington për të nënshkruar marrëveshjen.

/Shqip.com