Marina Vjollca dhe Ghetto Geasy bëhen prindër për herë të parë?
Publikuar:
(24.11.2021 18:32:40)

Reperi Ghetto Geasy dhe prezantuesja Marina Vjollca thuhet se janë bërë prindër për herë të pare të një vajzë.
Burime të Vip Magazine.al kanë thënë së e vogla e tyre ka ardhur në jetë ditën e sotme në spitalin Amerikan 3 në kryeqytet.
Por, në lidhje më këtë deri më tani nuk kanë ndonjë konfirmin zyrtar nga dyshja në fjalë, apo ndonjë i afërt i tyre.
Ndryshe, Marina dhe Getoar Selimi kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë më 10 shtator të vitit 2017 në Durrës në një ceremoni me rreth 400 të ftuar, në mesin e të cilëve kishte edhe shumë fytyra publike.
Ceremonia ishte mbajtur nën udhëheqjen e kryetarit të Tiranës, Erion Veliaj. /Shqip.com