Manifesta 14 sjell eventin përmbyllës me muzikë nga Shqipëria Jugore
Publikuar:
(25.10.2022 15:52:37)

Programi 100-ditësh i Biennales Manifesta 14, ka qenë pjesë e pothuajse çdo këndi të Prishtinës.
Aktiviteti përmbyllës i Manifestës pritet të jetë të dielën e ardhshme në Fabrikën e Tullave.
Sipas njoftimit, do të mbahet një përformancë e veçantë me tingujt e muzikës së jugut të Shqipërisë.

Edicioni i 14-të i Manifesta, i titulluar “Ka rëndësi se çfarë botësh bota botëron: si të rrëfejmë tregime ndryshe”, merr sfidën e eksplorimit dhe gjenerimit të praktikave dhe mënyrave të reja të rrëfimit kolektiv.
/Shqip.com