Kulturë

Manastiri i Deçanit hiqet nga lista e monumenteve të rrezikuara

Manastiri i Deçanit sivjet nuk është pjesë e listës së shtatë monumenteve të trashëgimisë kulturore më të rrezikuara në Evropë.

Organizata “Europa Nostra”, ka publikuar listën e vendeve më të rrezikore në të cilën përfshihen: Varrezat përkujtimore partizane në Mostar të Bosnje dhe Hercegovinës, Peizazhi kulturor i Sveti Stefan në Mal të zi, Mullinjtë me ujë të Bistricës në Petrovac i Mllavës në Serbi, Statcioni hekurudhor Kortrijk në Belgjikë, Kalaja Tchakvinji Gjergji, Memento Park në Hungari.

Programi “7 më të rrezikuarat” është një fushatë e shoqërisë civile për të shpëtuar trashëgiminë e rrezikuar të Evropës.

Kujtojmë që vitin e kaluar “Europa Nostra”, e kishte futur Manastirin e Deçanit në listën e monumenteve të rrezikuara, vendim i cili ngjalli shumë reagime.

Lexo edhe:
Kosova kërkon kompensim nga “Europa Nostra”, për dëmin që shkaktoi futja e Manastirit të Deçanit në listën e lokaliteve të rrezikuara

Kosova ka kërkuar kërkimfalje dhe kompensim nga organizata “Europa Nostra”, për dëmin që i ka shkaktuar vendit me futjen e Manastirit të Deçanit në listën e 7 lokaliteteve më të rrezikuara në Evropë.

Lexo edhe:
Kryetari i Deçanit e quan skandaloz raportin e “EuropaNostra” për Manastirin

Manastiri i Deçanit që nga mbas lufta kontrollohet nga KFOR-I, si dhe është në mbrojtje ligjore edhe në përputhje me Konventat Ndërkombëtare, që i siguron ruajtjen e integritetit të vlerave të trashëgimisë, e cila është e vlerësuar si pjesë e Trashëgimisë Botërore.

Lexo edhe:
Çeku: Europa Nostra e ndikuar nga Serbia, e padrejtë përfshirja e Manastirit të Deçanit në listën e monumenteve të rrezikuara

/Shqip.com