Mali Zi: Mes protestave e dhunës mbahet ceremonia e shugurimit, Joanikije

Në mes të protestave masive në Citinje të Malit të Zi është mbajtur ceremonia e shugurimit të Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije.
Pikërisht, patriaku i Kishës Ortodokse Serbe, ka shkruar në Instagram duke shprehur lutje për paqen e të gjithëve
Gjatë këtij vikendi. protestuesit kanë kundërshtuar mbajtjen e kësaj ceremonie në qytetin e Cetinjës.
Ata dolën në rrugë dhe vendosën barrikada në hyrje të qytetit për të penguar arritjen e krerëve të Kishës Ortodokse Serbe nga Podgorica në Cetinje.
Pastaj, Porfirije dhe Joanikije u transportuan me helikopter deri në Manastirin e Cetinjës.
Edhe udhëheqësit shtetërorë të Malit të Zi morën pjesë në ceremoni.
Dita e djeshme dhe e sotme u shoqëruan me dhunë ndërmjet protestuesve dhe policisë. /Shqip.com