FOTO/ Makina përplas efektivin e policisë në Durrës
Publikuar:
(19.03.2024 23:40:29)

Një efektiv policie është përplasur nga një automjet në qytetin e Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.9 të qytetit bregdetar pranë Muzeumit të Dëshmorëve.
Mësohet se efektivi Gentian Hoxholli ka marrë dëmtime të lehta për shkak të përplasjes.
“Rreth orës 19:45, në lagjen nr. 9 Durrës, automjeti me drejtues shtetasin R. A, është përfshirë në një aksident me këmbësorin, shtetasin G. H, (punonjës policie) i cili është në spital, në kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit shtetasi R. A, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, bëri me dije policia.
/Shqip.com