Rozë

Majk në lidhje dashurie?

Majk

Këngëtari i njohur, Majk është shumë i përfolur në media për jetën e tij private, e gjithë kjo pasi që ai njihet për pamjen e tij e që e favorizon te vajzat.

Që nga ndarja me Majlinda Zekën, Majk ka hezituar të flas për jetën e tij private.

Reperi, i cili ka edhe një djalë me Majlindën, ka zgjedhur që mos të bëjë publike më lidhjet e tij të dashurisë, por tashmë ai është fotografuar brenda një qendre tregtare në Prishtinë, së bashku me një vajzë.

Nuk dihet nëse vajza në fjalë është e dashura e tij e re, apo thjesht shoqe, duke qenë se ai ende nuk është prononcuar për jetën e tij sa i përket sferës së dashurisë, por ai kohëve të fundit është parë shumë shpesh në shoqërinë e kësaj vajzë.

Ndryshe, projekti i fundit i Majkut është bashkëpunimi me Getoar Selimin dhe Xhensila Murtezaj.

Kënga titullohet “Mëkati jem” dhe një javë nga lansimi ka mbledhur afro dy milionë klikime në Youtube./SHQIP.com