Lajme

“Mafia e qeverisë rrezikon marrëdhëniet me fqinjët për interesat e saj”, Berisha kërkon votën e shqiptarëve në Selanik: Më 11 maj përmbysni narkoshtetin

Lideri i opozitës, Sali Berisha udhëtoi këtë të diel drejt Selanikut, aty takoi shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në qytetin grek.

“Jeni bërë sot një faktor i rëndësishëm i jetës së këtij vendi, keni emër të mirë anë e kënd të Greqisë dhe shkëlqeni në çdo fushë. Dhe më shumë do të shkëlqeni në kohërat që vijnë. Akti më i shëmtuar akti i Ramës ndaj Belerit. Rama përdori truket e vjetra të sigurimit të shtetit për t’i rrëmbyer mandatin që i dhanë qytetarët e Himarës Fredi Belerit, dhe kjo vetëm se Beleri nuk pranoi të shitej dhe të kandidonte për Ramën.

Prapa qëndrimit antikushtetues, shkelmimit të kartës europiane të drejtave të njeriut, nuk e lejoi as të bënte betim dhe mori çdo masë kundër tij, sepse e dinte se nga toka që po grabit në manastirin e Skutarasë dhe kanionet e Gjipesë, e dinte se Beleri nuk do i jepte asnjë metër dhe  do mbronte pronat.

U ndala këtu për të treguar se për çfarë është e aftë mafia që për interesa të vetat të dëmtojë statusin e gjysmë milion shqiptarëve dhe marrëdhëniet me fqinjët. Në 11 maj jepni kontributin për shpëtimin e Shqipërisë, përmbysni narkoshtetin”, tha Berisha.

Kreu i Partisë Demokratike u ka kërkuar votën shqiptarëve të Selanikut, për të larguar nga pushteti Edi Ramën.

/Shqip.com