Lajme

Macron në Tiranë, presidenti Begaj e pret me ceremoni zyrtare

Presidenti francez Emanuel Macron mbërriti dje pasdite në Tiranë, për t’iu bashkuar me vonesë samitit të Procesit të Berlinit.

Mëngjesin e kësaj të marte Macron nisi takimet zyrtare.

Ai u prit nga presidenti Bajram Begaj në një ceremoni zyrtare te Presidenca.

Pas takimit me Begajn, Macron i është drejtuar Kryeministrisë ku do të ketë takim me kryeministrin Edi Rama dhe më pas të dy do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.

/Shqip.com