Macron akuzohet për autoritarizëm, pas kërcënimit për të ndërprerë rrjetet sociale
Publikuar:
(05.07.2023 21:28:47)

Presidenti francez, Emmanuel Macron, po përballet me një reagim të ashpër pasi kërcënoi se do të ndërpresë rrjetet e mediave sociale si një mjet për të ndaluar përhapjen e dhunës gjatë periudhave të trazirave. Macron është quajtur nga kritikët si autoritar.
Zyrtarët e Elysée dhe ministrat e qeverisë u përgjigjën sot duke këmbëngulur se presidenti nuk po kërcënonte një “mbyllje të përgjithshme” por me pezullim, shkruan The Guardian.
Komentet e presidentit erdhën pasi ministrat fajësuan të rinjtë që përdorin mediat sociale si Snapchat dhe TikTok për organizimin dhe inkurajimin e trazirave dhe dhunës pas vrasjes së një adoleshenti gjatë ndalimit të trafikut të policisë në një periferi të Parisit javën e kaluar.
/Shqip.com