Lajme Botë

Macron kërkoi ndaljen e bombardimeve në Gaza, Izraeli injoron thirrjen: Është Hamasi fajtor për vuajtjet e palestinezëve

“Hamasi është përgjegjës për vuajtjet e popullsisë së Rripit të Gazës”.

Kështu iu përgjigj ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen presidentit francez Emmanuel Macron, i cili në një intervistë për BBC i kishte kërkuar Izraelit të ndalonte sulmet në Gaza, duke thënë se “nuk kishte asnjë justifikim për vrasjen e grave dhe fëmijëve”.

Por Cohen, i cituar nga transmetuesi N12, tha se “përgjegjësia për masakrën, luftën dhe vuajtjet e banorëve të Gazës bie mbi Hamasin”.

Ai mbrojti veprimet e Izraelit, duke thënë se ai “operon brenda kufijve të ligjit ndërkombëtar dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë derisa Hamasi të eliminohet dhe të kthehen robërit tanë”.

Faktori ndërkombëar ka shtuar presionin ndaj Izraelit ditët e fundit pasi nga një mori bombardimesh në Rripin e Gazës pjesa dërrmuese e viktimave janë gra, fëmijë dhe foshnja.

/Shqip.com