“Ma mos m’prek”- Melinda i reagon fansit që deshi ta prekte në të pasme
Publikuar:
(07.08.2021 15:10:55)

Reperes, Melinda Ademi i ka ndodhur një ngjarje e pakëndshme gjatë një performance të saj në një nga mbrëmjet muzikore që po mban gjatë turit të saj.
Deri sa e njëjta po këndonte, një fans është munduar që ta prek në të pasme.
Menjëherë pas kësaj reperja e ka lënë këngën në gjysmë të cilën ishte duke e performuar dhe i është kthyer ashpër atij.
“Ma mos m’prek”, dëgjohet Melinda duke i thënë fansit të saj në koncert.
Në anën tjetër, Melinda është shumë aktivë më projekte të reja muzikore.
Kënga e fundit e saj është bashkëpunimi më këngëtaren Nora Istrefi dhe reperin, Gjiko të titulluar” Ay Caramba” e cila që një muaj nga lansimi ka marrë 11 milionë klikime./SHQIP.com