Lajme

LVV thërret konferencë të jashtëzakonshme

Lëvizja Vetëvendosje

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje kanë thirrur konferencë të jashtëzakonshme.

Konferenca e VV-së pritet të mbahet në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, duke filluar nga ora 14:00.

“Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosjes! mban konferencë të jashtëzakonshme për media, sot e martë, 19 prill, në ora 14:00, në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në komunikatën e lëshuar nga LVV-ja, nuk bëhet e ditur tema e konferencës./Shqip.com