Lushtaku: Prokuroria Speciale duhet të thërras për intervistim Kurtin e Haxhiun
Publikuar:
(16.02.2023 14:58:18)

Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës, Mërgim Lushtaku ka ftuar Prokurorinë që të thërras për intervistim Albin Kurti dhe Albulena Haxhiun, lidhur me deklaratat e Haki Abazin për mostrat e Astrit Deharit.
“Sa është e sinqertë VV në raport me Astrit Deharin?!A u përdor i njejti vetëm për kauzë politike?!Prokuroria Speciale duhet të veproj menjëherë dhe t’i thërras për intervistim Albin Kurtin dhe Albulena Haxhiun, sepse Haki Abazi në konferencën e tij tha mjaftueshëm dhe ngriti dyshime të arsyeshme”, ka thënë Lushtaku.
Ky rast duhet të zbardhet me patjetër sepse është në të mirë të familjes, shoqërisë dhe shtetit, ka shtuar më tutje Lutashku.
/Shqip.com