Lushaku-Sadriu: Vetëm 16 % e grave janë aktive në tregun e punës

Kryetarja e Forumit të Gruas në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se përqindja e grave në tregun e punës vazhdon të jetë e ulët.
Ajo ka thënë se vetëm 16 % e grave në tregun e punës janë aktive.
Më tutje Lushtaku-Sadriu ka përmendur edhe mungesën e çerdheve, si faktor kyç që gratë nuk mund të punësohen.
“Shqetësimi i parë është dhuna në familje. Nga viti 2021 nga 1986 gra viktima të dhunës në familje kemi pas 2 gra të vrara. Ndërkohë në vitin 2022 kemi pasur një rritje, nga 2055 viktima kemi pasur 3 gra të vrara. Vrasja duhet të jetë emergjence, kërkon politika emergjente. Shqetësimi jonë i dytë është mungesa e grave në tregun e punës. Vetëm 16 % e grave në Kosovë janë aktive në tregun e punës, dhe kjo flet shumë nga një diskrepancë që 45 % burra janë aktivë në punë”, tha ajo.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur gjatë ditës së sotme ka vazhduar edhe për dy vjet mundësinë e aplikimit për njohje të statusit të viktimës së dhunës seksuale të luftës.
Në fjalën e tij para anëtarëve të kabinetit qeveritar, Kurti ka bërë thirrje të mbijetuarve të dhunës seksuale që të aplikojnë për njohjen e statusit në një proces që është kofidencial.
“Të mbijetuarit e dhunës seksuale, gratë dhe burrat kanë nevojë për drejtësi, kanë nevojë për përkrahje shoqërore, për të luftuar stigmën me të cilën po përballen ende”, ka thënë Kurti.
Kreu i ekzekutivit ka thënë se qeverisja e udhëhequr prej tij do të vazhdojë të luftojë për më shumë të drejta për gratë.
/Shqip.com