Lupin: Ekipi xhirues sulmohet nga 20 hajdutë

Rreth njëzet hajdutë me kapuç sulmuan grupin e xhirimit duke lëshuar fishekzjarre ndaj tyre, tha një zëdhënës i Netflix.
Ata vodhën pajisje me vlerë më shumë se 300,000 euro gjatë grabitjes, në mes të ditës, raporton ‘BBC‘.
Asnjë nga aktorët apo ekipi që ishin në xhirime nuk u plagos – raportohet se prezent ishte edhe ylli i serialit francez, Omar Sy.
Ekuipazhi u sulmua ndërsa po xhironin në lagjen “Nanterre”, në perëndim të Parisit qendror, duke e detyruar produksionin të ndalonte shkurtimisht.

Shtatë të akuzuarit, të moshës nga 13 deri në 21 vjeç, tani po përballen me akuzat për grabitje të armatosur si pjesë e një bande të organizuar dhe marrjen e mallrave të vjedhura, sipas ‘Agence France-Presse‘.
Tre nga ta janë në mbajtje, ndërsa katër të tjerë janë në mbikqyrje juridike.
Policia konfirmoi se janë duke kërkuar edhe sulmuesit e tjerë dhe se një pjesë e gjërave të vjedhura janë rikthyer.
Seriali që bazohet në novelën fiktive, përshkruan jetën e Assane Diop, që si hajdut njihet me emrin Arsène Lupin.
Sezona e parë e serialit u shfaq vitin e kaluar në “Netflix”, dhe u shikua nga miliona njerëz. /Shqip.com