Kulturë

Lulzim Tafa dekretohet nga Patriarku i Shenjtë i Ukrainës

Shkrimtari dhe kryetari i Këshillit Drejtues të Kolegjit AAB, Lulzim Tafa, përmes rrjetit Facebook, ka shkruar se është dekretuar nga Patriarku i Shenjtë i Ukrainës me urdhrin “Yuri i shenjtë Fitimtar”, për shkak të poezive dhe letrave që ka shkruar që nga fillimi i luftës.

Ky nuk është nderimi i vetëm që i ka ardhur Tafës nga Ukraina sepse para disa javësh, ka pranuar letra edhe nga institucione tjera akademike.

“Para kësaj, unë jam nderuar edhe nga disa institucione akademike e kulturore atje. Unë nuk bëra asgjë për Ukrainën, vetëm shkrova disa vargje dhe iu drejtova poetëve me disa letra, kaq munda dhe kaq bëra. Fjala ishte e vetmja armë që kisha për ta drejtuar kundër kësaj lufte. Populli i Ukrainës po përjeton momente të vështira dhe duket se edhe fuqia e fjalës u ka mjaftuar për të më bërë gjithë këto nderime”, ka shkruar Tafa.

Përveç kësaj, ai ka shkruar gjithashtu se emri i tij është është përmendur edhe në liturgjinë kryesore gjatë lutjeve të javës./Shqip.com

Postimi i Lulzim Tafës në Facebook

/Shqip.com