Lulzim Hetemi emëron katër drejtorë serbë

Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka emëruar katër drejtorë komunal serbë.
Kjo u bë e ditur nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi.
Nga sot, Violeta Sakiq, Nikola Radomiroviq, Nenad Radosavljeviq dhe Miroslav Miniq, do të jenë pjesë e kabinetit të Hetemit.
“Qeverisja në nivel lokal ka në fokus secilin qytetarë pa asnjë dallim e përjashtim dhe mbështetetet nga inciativat e ndryshme të nivelit qendror”, tha Krasniqi.
Tutje, Krasniqi tha se me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka diskutuar për inciativat e ndryshme të kësaj ministrie.
“E informova për krijimin e mundësive për qytetarët nga komuniteti serb si dhe biseduam edhe për inkuadrimin e serbëve lokal në qeverisjen lokale me ç’rast e informova për vendimin e fundit të Kryetarit të Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemit për emërimin e katër drejtorëve të tjerë”, tha ai.
/Shqip.com