Lajme

Lulzim Berisha i bie pishman – kërkon falje publike

Kryetari i Dardanëve, Lulzim Berisha

“Ne jemi shqiptar, nuk jemi magjup”, ishte shprehja me të cilën kryetari i Dardanëve, Lulëzim Berisha – iu drejtua zyrtarit të FFK-së, Artan Gavorit.

Por, duket që tashmë i ka rënë pishman.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka kërkuar falje për deklaratën e djeshme.

Teksa – arsyetohet se – këtë e ka bërë nga nervoza.

“Permes kesaj shkrese publike, dua te distancohem nga termi qe kam perdorur dje ne afekt dhe ne nevrikosje e siper.
Po ashtu i kerkoj falje publike kujtdo qe eshte lenduar nga une, pasi e kam thene ate fjale. Aspak nuk ishte ai qellimi im, ngase nuk perkon me karakterin, e as etiken time”, ka shkruar ai ndër të tjera, në Facebook.

Por – ai vazhdon të insistojë se Gavori ka gënjyer në deklarimet e djeshme – ku thoshte se Agim Ademi – e sulmoi fizikisht.

Lidhur me këtë rast – i pari i Federatës u dërgua në mbajtje – mbrëmjen e kaluar, teksa sot është lëshuar me procedurë të rregullt. /Shqip.com