Luana Vjollca në gjendje jo të mirë shëndetësore
Publikuar:
(14.12.2022 19:53:32)

Moderatorja, Luana Vjollca është një ndër emrat më të komentuara në media.
Kjo për shkak të ndikimit të madhe që ka në botën e showbizit dhe fizikut që ajo posedon.
Aktualisht ajo po drejton emisionin “Zemër Luana” i cili shfaqet çdo të diel në ekran, por duket jo çdo gjë i ka ecur mbarë.
Ka qenë makeup artisti Henri Gjata, që kujdeset për Luanën këtë sezon, i cili ka zbuluar një pamje jo të këndshme ku prezantuesja duket në gjendje jo të mirë shëndetësore duke marrë infuzion.
‘’Punë punë natë e ditë që të shohim pakëz dritë’’, ka shkruar Henri.

/Shqip.com