Lorik Cana flet për ftesën në BBV, befason ndjekësit me deklaratën

Lorik Cana ka qenë ndër personazhet që u diskutua se mund të jetë pjesë e BBV.
Po ashtu, për të është aluduar se do të hyjë në shtëpinë e famshme me 1 janar.
Lidhur me këto spekulime, futbollisti ka shpjeguar një herë e mirë në një intervistë për emisionin ABC-ja e mëngjesit.
“Asnjëherë nuk më kanë ftuar për të qenë në Big Brother. Nuk është në profilet e mia dhe nuk do të kisha plan për të qenë pjesë e programit. Kam komunikuar me produksionin për t’u futur brenda kur ishte djali i axhës tim, për t’i bërë një surprizë. Nuk e kam bërë se doja që ai të bëjë rrugëtimin e vet, që të mos thuhej se u fut aty për Lorikun dhe do të vazhdojë prej meje”.

“Ka disa virtyte dhe vlera që i trashëgon nga paraardhësit, nga familja dhe pastaj fillon dhe formohesh si njeri. Kam ndjekur hapat e babait, por duke u munduar që të kem një shtyllë në jetën time të përditshme. Të jap një shembull më të mirë për kombësinë tonë, si futbollist. Mundohem të jem një lojtar i mirë por të jem një njeri dhe shqiptar i mirë. Disa virtyte dhe gjëra që unë i ndjej fort nuk i ndryshoj asnjëherë, nuk kam qejf me shkuar ku më çon era, i kam rrënjët e forta si edukatë, prandaj shumica e njerëzve janë identifikuar vetë në mesazhet apo qëndrimet e mia”, është shprehur ai.
Në BBV përndryshe ka qenë kushëriri i Canës, modeli Granit Cana./SHQIP.com