Lori Hoxha reagon për herë të parë pas kritikave, poston Luizin pak orë para Prime

Producentja e ‘Big Brother VIP Albania’, Lori Hoxha I është drejtuar publikut më një reagim të gjatë.
Ajo ka thënë se kohëve të fundit ka pasur një presion të madhe nga publiku për këtë format.
Hoxha shton më tej se njerëzit që punojnë për këtë produksion kanë një moto: “Ul kokën dhe puno” duke sqaruar se nuk përbaltin punën e askujt.
Ajo po ashtu gjatë statusit ka përmendur edhe Luizin, duke thënë se po i pëlqen se si e vlerëson median që është duke e mbështetë atë.
Reagimi i plotë i Lori Hoxhës:
Big Brother Vip është një nga produksionet më të bukura por dhe më të vështira që Top Channel ka dhe vetëm grupi që punon për të 24 orë në ditë për muaj të tërë mund ta kuptojë. Por, kohët e fundit kam ndjerë që tek ta p resioni që vjen me audiencën gjigande që ky program kap është shpeshherë e vështirë për t’u kapërcyer, dhe të sharat e vazhdueshme nga publiku i thjeshtë por dhe ai mediatik është i rëndë për t’u përtypur. Të arrish këtë lloj suksesi ka të mirat dhe të këqijat e veta, por ajo që nuk duhet harruar për tu përmendur është merita.
E shoh që gjullurdia e madhe që krijohet sfumon fjalët e mira që mund të thuhen në përditshmëri sepse kritika ndonjëherë është më e zhurmshme, por dua të marr kohën për të falënderuar publikisht të gjithë grupin e bashkëpuntorëve të mi në këtë produksion gjigand për punën e palodhur por dhe forcën mendore që kanë për të përballuar kritikat, mallimet dhe hetuesinë publike. Nuk ka qënë e lehtë dhe unë e di. Ne kemi një moto: ul kokën dhe puno. Nuk përbaltim punë e askujt dhe nuk përfshihemi në morinë e komenteve që vijnë nga komentues të thjeshtë por dhe kolegë.
Fjalët e banorëve në video vijnë si një përqafim në këtë pikë të punës kur audienca është maksimale por një pjesë e shoqërisë dështon së vlerësuari spektaklin dhe preferon të bëjë atë që rëndomtë e çon vendin tonë në vështirësi, të mendojë që punën e tjetrit di ta bëjë më mirë.
Më lumturon të dëgjoj po ashtu fjalët e Luizit dhe vlerësimin që i jep medias që po e mbështet se jo pak herë ndodh që personazhet që bëhen pjesë në një program të suksesshëm mendojnë që janë më të rëndësishëm se platforma që i jepet dhe pasi i marrin më të mirën, mundohen ta shkelin. Unë kam një besim të madh se gjërat e mira nuk bëhen vetëm dhe mirënjohja të vlen gjithmonë. Top Channel i ka dyert e hapura për të gjithë që ruajnë të njëjtat vlera në të cilat ai është ndërtuar: dashuria për të bukurën, dëshira për të punuar, shpresa për të ardhmen dhe vullneti për të menduar përtej.

/Shqip.com