Rozë

Lori Hoxha hap biznes të ri

Lori Hoxha

Lori Hoxha njihet si trashëgimtarja e Top Channel së bashku me motrën e saj, Sarën.

Ajo shumë herë e ka dëshmuar se është një biznismene e zoja, e cila eksperimenton shumë shpesh.

Kjo pasi ajo ka kohë që ka lansuar koleksionin me veshje sportive, që u pasua nga ai i rrobave të banjos dhe një tjetër bashkëpunim së fundmi për veshje sportive.

Por, tani Lorin do ta shohim në një fushë biznesi që nuk e kishim menduar ndonjëherë.

Nga kjo fundjavë në treg do lansohen ëmbëlsirat e Lorit nën emrin “Lori Dolci” apo në shqip “Desertët e Lorit”.

Ky lajm u bë publik përmes llogarisë së saj në Instagram.

Fillimi i këtij biznesi nuk është për t’u çuditur pasi ajo shumë herë ka shprehur dashurinë e saj ndaj ëmbëlsirave.

Ndryshe, se fundi është duke e shijuar suksesin e spektaklit “Big Brother”./SHQIP.com