Rozë

Loredanës nuk i ndahet shpirti nga Mozzik, ky është veprimi i fundit nga ajo

Loredana Zefi

Ka disa muaj që janë ndarë, por siç duket nuk janë shkëputur ende nga njëri-tjetri.

Bëhet fjalë për ish-çiftin Loredana Zefi dhe reperin nga Ferizaj, Mozzik, të cilët kanë qenë disa vite të lidhur, madje kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Por, gjërat nuk kanë shkuar siç ata kanë dashur duke u ndarë muaj më parë.

Mirëpo së fundmi Loredana ka befasuar fansat e saj, ku në një koncert ka kënduar hitin e reperit të titulluar ”Madona”.

Siç duket kjo gjë nuk i ka bërë përshtypje atij pasi që pavarësisht që është etiketuar nga fansat ai nuk ka ndonjë postim në llogarite e tij në rrjete sociale.

Në anën tjetër, Loredana është aktive edhe me projekte të reja muzikor. Kënga e fundit nga ajo është bashkëpunimi me Don Xhonin.

Projekti titullohet “Gjuj për to” dhe vetëm tri javë nga lansimi numëron mbi 11 milionë klikime në platformen Youtube./SHQIP.com