Loredana shfaqet në ‘billboardin’ e Times Square në New York

Rep artistja Loredana Zefi po korr suksese edhe jashtë trevave shqiptare.
Një sukses të radhës, reperja shqiptaro-gjermane e ka arritur edhe së fundmi duke u shfaqur në ‘billboardin’ gjigant të Time Square në New York.

Fotografia e saj në sheshin e qytetit amerikan u publikua nga Spotify, ndërsa u ripostua edhe nga vet reperja në llogarinë e saj në Instagram.
Ndërkohë, theksojmë që reperja që jeton dhe vepron në Zvicër gjatë kësaj periudhe Loredana ka qenë e angazhuar me mbrëmje muzikore në Kosovë.
A post shared by Spotify (DE, AT, CH) (@spotifyde)
Projekti i saj i fundit është bashkëpunimi me reperin shqiptar, Noizy “Heart attack” që është kthyer në një hit veror.
Ndryshe, përveç angazhimeve profesionale reperja është edhe nënë e përkushtuar e një vajze që ajo ndan me reperin Mozzik. /Shqip.com