Lojërat Olimpike Dimërore, Kosova përfaqësohet nga 2 sportistë

Komiteti Olimpik i Kosovës ka mbajtur një konferencë për media para fillimit të Lojërave Olimpike Dimërore, përcjell Shqip.com.
Nga KOK u bë e ditur se sportistet Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu do të marrin pjesë në këto lojëra.
Rreth kësaj Ismet Krasniqi, kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës ka thënë se vendi ynë për herë të parë do të përfaqësohet nga dy sportistë në këtë garë.
“Përkundër infrastrukturës jo të mirë në Kosovë, ne do të kemi dy sportistë në Lojërat Olimpike Dimërore. Na gëzon fakti që Kosova është në mesin e 90-të shteteve që pritet të marrin pjesë”, tha ai.

Gjatë kësaj konferencë, kryetari i Federatës së Skijimit, Milaim Kelmendi ka thënë se kjo është një arritje shume e madhe për federatën dhe vendin.
“Synimi jonë është të futemi në top 30-të e botës, ky do të ishte suksesi për ne”, tha Kelmendi.
Agim Pupovci, trajneri deklaroi se për të arritur këtë është punuar shumë.
Ndërsa skiatori Albin Tahiri është shprehur se është shumë krenar që do të përfaqësojë Kosovën në këto lojëra.
“Sa herë kam garuar për Kosovën ka qene një ndjenë shumë e mirë. Kur unë të garojë shpresojë që do të jap më të mirën” është shprehur Albin Tahiri. /Shqip.com