Lladrovci uron besimtarët për Fitër Bajram, në veçanti familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e UÇK-së

Edhe kryetari i Drenasit, Ramiz LLadrovci ka uruar besimtarët myslimanë për Festën e Fitër Bajramit, si dhe “atyre që agjëruan dhe shprehën përkushtimin gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit me vepra të mira, solidaritet, lutje e sakrifica, uroj t’i kenë të pranueshme te i madhi Zot”.
Laldrovci nuk la pa përmendur familjet e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së, si kontribuesit e lirisë tonë dhe po ashtu ai uroi edhe bashkëatdhetarët.
Urimi i plotë:
Me fat Fitër Bajrami!
Të gjithë besimtarëve myslimanë, ua uroj festën e Fitër Bajramit. Të gjithë atyre që agjëruan dhe shprehën përkushtimin gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit me vepra të mira, solidaritet, lutje e sakrifica, uroj t’i kenë të pranueshme te i madhi Zot.
Urimi im i veçantë në këtë festë është për familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e UÇK-së, kontribuuesit e lirisë tonë dhe familjarët që gjenden në diasporë.
Në këtë festë, kujtojmë ata që më nuk janë në mesin tonë, kujtojmë amanetin e dëshmorëve tanë, për fuqizimin e shtetit dhe institucioneve në shërbim të qytetarëve, kujtojmë kontribuuesit në shërbim të mirëkuptimit, solidariteti dhe dashurisë për njëri tjetrin./Shqip.com