Lajme

Lladrovci e shpall fitoren, e quan bedel dhe keqbërës Driton Ajazin

Kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci

Ramiz Lladrovci ka folur pasi janë numëruar të gjitha rezultatet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për Komunën e Drenasit.

Lladrovci ka thënë se ndër vendimet e para që do të marrë është nënshkrimi i bursave të studentëve.

E kundër kandidatin e tij, nga Demokratët e Drenasit, Driton Ajazin e ka quajtur keqbërës dhe bedel.

“Qysh nesër do t’i nënshkruaj bursat e studentëve, bursën e 1 mijë do ta nënshkruaj nesër. E falënderoj keqbërësin, bedelin, por këtë mund që ia kanë bërë qytetarit nuk ja harroj. Ata e shfrytëzuan mungesën e liderëve të PDK-së”, ka thënë Lladrovci.