Liverpooli po triumfon me dy gola ndaj Manchester United
Publikuar:
(24.10.2021 17:49:04)

Liverpooli është duke e mposhtur Manchester United me rezultat 0-2.
EKipi i udhqhequr nga Jurgen Klopp, është duke dominuar këtë ndeshje nga minuta e parë, shkruan Shqip.com.
Golin e parë në këtë takim e shënoi, Nabil Keita pas vetëm shtatë minutave lojë, ndërsa asistues ishte Mohamed Salah.
Kur pritej që “Djajtë e Kuq” të barazonin rezultatin, ndodhi e kundërta.
Ishte, Diogo Jotta, që e dërgoi topin në rrjetë, kurse asistues ishte Tent Alexander-Arnold.
Si qëndrojnë gjërat momentalisht, “The Reds” janë në vendin e dytë në Premierligë, me 21 pikë.
Ndërsa, në anën tjetër, Unitedi është në vendin e shtatë me 14 pikë dhe vetëm sa është larguar edhe më shumë nga “lufta” për titull./Shqip.com