Çitaku: Nuk i komentoj EXIT POLL-et, votat janë në kutitë e votimit

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, në një konferencë për media të mbajtur pas përfundimit të procesit zgjedhor të së dielës, ka thënë se nuk do të donte t’i komentonte EXIT POLL-et e publikuara në media të ndryshme, meqë votat e vërteta janë brenda kutive të votimit. Ajo më tej ka kërkuar nga … Continued

Vetëvendosje: Rezultatin përfundimtar e thonë vetëm administruesit e procesit zgjedhor

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas mbylljes së procesit të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, njofton Shqip.com. Në një shkrim të publikuar në faqen zyrtare të kësaj partie në Facebook, u kërkohet vëzhguesve dhe komisionerëve që të jenë të kujdesur në procesin e numërimit të fletëvotimeve.   Nga kjo parti thonë se rezultati përfundimtar thuhet vetëm … Continued

EXIT POLL-i për Vushtrrinë: Tahiri i LDK-së shkon në balotazh me Idrizin e PDK-së

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, pritet të udhëheqë me këtë komunë për katër vitet e ardhshme. Në raundin e parë sipas Exit Poll-it të Albanian Post, Tahiri ka marrë 37.1% të votave. Vendin e dytë e ka zënë kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferit Idrizi me 29.9%. … Continued

Nis numërimi i votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar numërimin e votave për zgjedhjet lokale të mbajtura sot. Po thuajse të gjitha qendrat e votimit janë mbyllur në orën 19:00. Ka kaluar një orë që nga mbyllja e qendrave, dhe deri tani në Prishtinë janë numëruar mbi një mijë votave. Sipas rezultateve fillestare, Arben Vitia i Lëvizjes Vetëvendosje … Continued

EXIT POLL-i për Kamenicë: PSD dhe Vetëvendosje në balotazh

Sipas sondazhit të prezantuar në Klan Kosova, PSD dhe Vetëvendosje shkojnë në balotazh në Kamenicë, Partia Socialdemokrate me Qëndron Kastratin ka marrë 32.20% derisa ai i Vetëvendosjes Kadri Rahimaj ka marrë 31.60% që shkojnë në balotazh. Partia e tretë në këtë komunë është Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jeton Biqkaj me 16.50%, PDK me 14.50% dhe … Continued

PDK në Prizren: Kemi fituar shumë vota, do të presim deri në numërimin e votës së fundit

Kujtim Gash inga Partia Demokratike e Kosovës në Prizren tha se kanë fituar shumë vota në këtë komunë, përcjell Shqip.com. Në një konferencë për media, Gashi tha se me durimin maksimal do të presin deri në numërimin e votës së fundit. Sipas tij, ata do të respektojnë secalin EXIT POLL që është prezantuar, por që … Continued

KQZ: 43 për qind e qytetarëve me të drejtë vote e kanë kryer obligimin kushtetues

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka deklaruar se 43 për qind e qytetarëve me të drejtë vote e kanë kryer këtë të drejtë kushtetuese. Gjatë një konference për media ai tregoi se numërimi i votave ka filluar dhe se rezultatet do të përditësohen ne uebfaqe të KQZ-së. “Ju njoftojmë se ka përfunduar … Continued

Rezultatet e EXIT POLL-eve: Gazmend Muhaxheri fiton mbi 59 % të votave në Pejë

Sipas EXIT POLL-it të UBO Consulting, del që në Komunën e Pejës fitues del të jetë kryetari aktual i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me gjithsej 59.8 për qind të votave. Larg nga vendi i parë, gjithmonë sipas këtij EXIT POLL-i, del të jetë Gazmend Agusholli nga Lëvizja Vetëvendosje me gjithsej … Continued

EXIT POLL-i i Klan Kosovës: Xhafer Gashi fiton pa balotazh në Obiliq

Sondazhi i Klan Kosovës ka nxjerrur Xhafer Gashin – kandidat i pavarur, fitues të zgjedhjeve lokale në Obiliq me 50.1 për qind, përcjell Shqip.com. Sipas sondazhit, i dyti ka dalur Halil Thaçi i Lëvizjes Vetëvendosje me 24.50 për qind, i treti Mehmet Krasniqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 12.16 për qind. I katërti është … Continued

EXIT POLL-i në Kaçanik

Lëviza Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës do shkojnë në balotazh në Kaçanik, sipas EXIT POLL të prezantuar në Klan Kosova. Vetëvendosje me Jeton Rakën ka marrë 40.60 përqind të votave derisa PDK ka marrë 36.70% me Besim Ilazin. Në vendin e tretë gjendet LDK-ja me 12.80 për qind, në vendin katërt është Shukri Luta … Continued