Rezultatet e EXIT POLL-eve: Gazmend Muhaxheri fiton mbi 59 % të votave në Pejë

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri

Sipas EXIT POLL-it të UBO Consulting, del që në Komunën e Pejës fitues del të jetë kryetari aktual i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me gjithsej 59.8 për qind të votave.

Larg nga vendi i parë, gjithmonë sipas këtij EXIT POLL-i, del të jetë Gazmend Agusholli nga Lëvizja Vetëvendosje me gjithsej 23.20 për qind të votave.

E treta në rënditje sipas rezultateve është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 16.10 për qind të rezultateve të përgjithshme.

Rezultatet e këtij EXIT POLL-i kanë dalë nga qytetarët e pyetur për zgjedhjen e tyre politike gjatë së dielës.

Bazuar në EXIT POLL-in e publikuar nga Klan kosova, Gazmend Muhaxheri fiton pa balotazh me gjithsej 56.28 për qind të votave, duke lënë pas Agushollin e LVV-së me gjithsej 20.7 dhe Rrustem Berishën e AAK-së me 17.65 për qind.

Se Muhaxheri është komod në pozitën e parë e thotë edhe EXIT POLL-i i publikuar nga Albanian Post.

Sipas rezultateve të tij, Muhaxheri fiton pa balotazh me 59.9 për qind.

I dyti është Agusholli me 23.5%. Kurse i treti, i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Rrustem Berisha me 16.6%. /Shqip.com