KQZ: 43 për qind e qytetarëve me të drejtë vote e kanë kryer obligimin kushtetues

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka deklaruar se 43 për qind e qytetarëve me të drejtë vote e kanë kryer këtë të drejtë kushtetuese.

Gjatë një konference për media ai tregoi se numërimi i votave ka filluar dhe se rezultatet do të përditësohen ne uebfaqe të KQZ-së.

“Ju njoftojmë se ka përfunduar procesi i votimit në Republikën e Kosovës. Tashmë të gjitha qendrat e votimit janë mbyllur.  Sipas të dhënave preliminare që kemi pranuar nga mbi 95% e vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar gjatë ditës së sotme është rreth 43% apo 770 mijë e 171 votues nga 1 milion e 885 mijë e 448 votues”.

“Në zgjedhjet lokale të vitit 2017 kishin votuar 822 mijë e 484 votues apo 43.50% e votuesve”, ka thënë Radoniqi.

Por, në disa media janë publikuar “exit polle”, ku nga to kuptohet se shumica e komunave do të shkojnë në balotazh.