EXIT POLL-i në Kaçanik

Lëviza Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës do shkojnë në balotazh në Kaçanik, sipas EXIT POLL të prezantuar në Klan Kosova.

Vetëvendosje me Jeton Rakën ka marrë 40.60 përqind të votave derisa PDK ka marrë 36.70% me Besim Ilazin.

Në vendin e tretë gjendet LDK-ja me 12.80 për qind, në vendin katërt është Shukri Luta me 5.70 për qind, ndërsa në vendin e pestë gjendet Kastriot Tushi me 4.20 për qind.