EXIT POLL-i për Vushtrrinë: Tahiri i LDK-së shkon në balotazh me Idrizin e PDK-së
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, pritet të udhëheqë me këtë komunë për katër vitet e ardhshme.
Në raundin e parë sipas Exit Poll-it të Albanian Post, Tahiri ka marrë 37.1% të votave.
Vendin e dytë e ka zënë kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferit Idrizi me 29.9%.
Ndërsa, në vendin e tretë është kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje Arsim Rexhepi me 29.0%.
Kurse i katërti, kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Mensut Ademi me 0.5%.
Fitues në Vushtrri Tahirin e ka nxjerrë edhe EXIT POLL-i i realizuar nga RTV Dukagjini dhe kompania UBO-Consulting.
Sipas këtij EXIT POLL-i, Tahiri ka marrë 38.4% të votave.
Vendin e dytë e ka zënë kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferit Idrizi me 35.1%.
Ndërsa, në vendin e tretë është kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje Arsim Rexhepi me 23.5%.
I katërti, kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Mensut Ademi me 1.6%./SHQIP.com