Vetëvendosje: Rezultatin përfundimtar e thonë vetëm administruesit e procesit zgjedhor

Selia e Lëvizjes Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas mbylljes së procesit të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, njofton Shqip.com.

Në një shkrim të publikuar në faqen zyrtare të kësaj partie në Facebook, u kërkohet vëzhguesve dhe komisionerëve që të jenë të kujdesur në procesin e numërimit të fletëvotimeve.  

Nga kjo parti thonë se rezultati përfundimtar thuhet vetëm nga ata që administrojnë procesin zgjedhor.

“Vullneti i qytetarëve gjendet në kutitë e votimit. Komisionerët dhe vëzhguesit tanë janë atje duke u kujdesur që me saktësi ai vullnet të dokumentohet”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

“Rezultatin përfundimtar e thonë vetëm ata që administrojnë procesin zgjedhor. Numërimi sapo ka nisur. Punë të mbarë komisionerëve dhe vëzhguesve”, shtohet më tej në këtë njoftim.

Bazuar në EXIT POLL-et e publikuara nga media të ndryshme, dy komunat më të mëdha që ishin nën qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje për katër vitet e fundit, ajo e Prishtinës dhe e Prizrenit, do të shkojnë në balotazh.