Haxhiu tregon se a do të jep dorëheqje pas vrasjes së gruas shtatzënë

Ministrja e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka lënë të kuptohet se ajo nuk do të jep dorëheqje lidhur me rastin e vrasjes së gruas shtatzënë në QKUK. Në një prononcim për Tëvë1, Haxhiu tha se Ministria e Drejtësisë ka adresuar të gjitha kompetencat që ka, si dhe vetë ajo po bën përpjekje në luftimin … Continued

Këshilltarja e Haxhiut: Kosova ka ligje por nuk ka veprim ligjor

Këshilltarja politike e ministres së Ministrisë së Drejtësisë, Nazlie Bala ka thënë se Kosova nuk ka mungesë të ligjeve por ka mungesë të zbatimit të tyre. Në një emision televiziv, Bala ka thënë që nuk po ka veprim të gjuhës së ashpër ligjore.  “Kosova nuk vuan nga mungesa e ligjeve, ne nuk vuajmë as nga … Continued

Opozita i reagon sërish Kurtit lidhur me vrasjen e gruas shtatzënë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka treguar se është takuar me qytetarët e Suharekës. Sipas Abdixhikut, qytetarët janë duke kërkuar përgjegjësi e veprim për rastin e fundit ku u vra një grua shtatzënë. “Në vend të fjalëve e reagimeve poetike, qytetarët kërkojnë përgjegjësi e veprim. Fillimisht dorëheqje dhe shkarkim të secilit përgjegjës … Continued

Dosja e Prokurorisë shpalos deklaratën e para disa muajve të gruas shtatzënë që u vra

Gruaja e cila mbrëmë është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj, kishte raportuar muaj më parë se vazhdimësi kishte dhunë nga ai. Së fundi, Kallxo.com ka siguruar dosjen e prokurorisë në të cilët përfshihet deklarata e viktimës, muaj më parë. “Do ta vras burrin e motrës dhe do të bëj seks në prezencën tënde”. Këto ishin fjalët e … Continued

Kurti përmend dorëheqjet, nuk cakton afate

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka njoftuar se ka aprovuar kërkesat e Grupit Ndërministror kundër dhunës në familje, pas takimit të sotëm të tyre, për rastin e vrasjes së Hamide Magashit dhe foshnjës së saj të palindur. “Në bazë të përgjegjësive që mbartin institucionet përkatëse, po bëhet: inspektimi i punës së zyrtarëve policor, përfshirë zbatimin … Continued

Nisin hetimet ndaj policisë për rastin e gruas së vrarë në oborrin e QKUK-së

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), ka filluar hetimet lidhur me lëshimet eventuale nga ana e Policisë së Kosovës për rastin e të dyshuarit Sokol Halili. Sokol Halili po dyshohet se vrau ish-bashkëshorten shtatzënë në oborrin e Gjinekologjisë në QKUK gjatë mbrëmjes së djeshme. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i IPK-së, Arbër Beka për “Betimi për … Continued

Reagon Grupi i Grave Deputete për vrasjen e gruas shtatzënë

Grupi i Grave Deputete në Kuvendin e Kosovës ka reaguar për vrasjen e gruas shtatzënë në oborrin e Gjinekologjisë në QKUK. Siç ka njoftuar Kuvendi i Kosovës, në reagimin e grave deputete thuhet se ato janë të shqetësuara dhe të mërzitura për rastin dhe se duhet të punohet më shumë lidhur me evitimin e rasteve … Continued

Protestuesit hedhin zjarr në objektin e Qeverisë

Qindra protestues kanë protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës ku së fundi edhe kanë hedhur diçka pranë objektit të Qeverisë ku është shfaqur zjarr. Protesta po mbahet pas vrasjes së një gruaje shtatzëne në oborrin e Gjinekologjisë në QKUK gjatë mbrëmjes së djeshme. Protesta ka filluar nga ora 16:00 në sheshin Zahir Pajaziti duke … Continued

Fillon protesta për vrasjen e gruas shtatzënë në oborrin e Gjinekologjisë

Protesta e paralajmëruar për sot pas vrasjes së gruas shtatzënë në oborrin e Gjinekologjisë në mbrëmjen e djeshme, sapo ka filluar. Me pankartat “Historinë e Kosovës po e shkruani me gjak të grave”,  “Dorëheqja nuk mjafton”, “Polici i keni duart me gjak”, “Hapësirat private e publike të pasigurta”, shumë gra kanë dal në proteste. Nga … Continued

Gruja e vrarë pritet të varroset të premten, familja hap dyert për ngushëllime

Gruja që u vra mbrëmjen e djeshme në oborrin e QKUK-së pritet që varroset ditën e premte duke filluar ora 13:00. Por gjatë ditës së sotme, familjarë, miq e të afërm, u panë teksa po hynë në oborrin e kësaj familje për të shprehur ngushëllime. Ibush Syla nip i familjes Magashi thotë se familja e … Continued