Protestuesit hedhin zjarr në objektin e Qeverisë

Qindra protestues kanë protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës ku së fundi edhe kanë hedhur diçka pranë objektit të Qeverisë ku është shfaqur zjarr.

Protesta po mbahet pas vrasjes së një gruaje shtatzëne në oborrin e Gjinekologjisë në QKUK gjatë mbrëmjes së djeshme.

Protesta ka filluar nga ora 16:00 në sheshin Zahir Pajaziti duke vazhduar drejtë Ministrisë së Drejtësisë dhe para Qeverisë së Kosovës.

Thirrjet e protestuesve janë nga më të ndryshmet: Me pankartat “Historinë e Kosovës po e shkruani me gjak të grave”,  “Dorëheqja nuk mjafton”, “Polici i keni duart me gjak”, “Hapësirat private e publike të pasigurta”.

Sipas informacioneve, i dyshuari ishte ish-bashkëshorti i viktimës.

Policia e Kosovës ka gjetur veturën e personit që dyshohet se vrau 35 vjeçaren në QKUK.

Sipas raportimeve, vetura është gjetur në Shtime në parkun “Ahmet Shtimja”.

Sipas njoftimit nga Gjykata më datë 08.09.2022, nga Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë e Viktimave në Ferizaj, është paraqitur kërkesë për lëshimin e urdhërit mbrojtës ndaj palës përgjegjëgjëse S.H. sipas nenit 13 dhe 14 të Ligjit për Mbrojtje nga dhuna në familje.