Fillon protesta për vrasjen e gruas shtatzënë në oborrin e Gjinekologjisë

Protesta e paralajmëruar për sot pas vrasjes së gruas shtatzënë në oborrin e Gjinekologjisë në mbrëmjen e djeshme, sapo ka filluar.

Me pankartat “Historinë e Kosovës po e shkruani me gjak të grave”,  “Dorëheqja nuk mjafton”, “Polici i keni duart me gjak”, “Hapësirat private e publike të pasigurta”, shumë gra kanë dal në proteste.

Nga sheshi Zahir Pajaziti, protestuesit po marshojnë në drejtim të Ministrisë së Drejtësisë.

Kujtojmë se një grua shtatzënë është vrarë Brenda oborrit të Qendrës Klinikes Universitare.

Sipas informacioneve, i dyshuari ishte ish-bashkëshorti i viktimës.

Policia e Kosovës ka gjetur veturën e personit që dyshohet se vrau 35 vjeçaren në QKUK.

Sipas raportimeve, vetura është gjetur në Shtime në parkun “Ahmet Shtimja”.

Sipas njoftimit nga Gjykata më datë 08.09.2022, nga Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë e Viktimave në Ferizaj, është paraqitur kërkesë për lëshimin e urdhërit mbrojtës ndaj palës përgjegjëgjëse S.H. sipas nenit 13 dhe 14 të Ligjit për Mbrojtje nga dhuna në familje.