Ngec konvoji 60 kilometra i Rusisë, ishte nisur me synimin e madh për ta pushtuar Kievin

Forcat ruse që lëvizin drejt Kievit në pjesën veriore të Ukrainës, duke përfshirë një kolonë të madhe ushtarake ruse, “mbeten të bllokuara”, tha zëdhënësi i Pentagonit John Kirby gjatë një konference në Pentagon të mërkurën. “Nga vlerësimet tona më të mira ata nuk kanë bërë ndonjë përparim të dukshëm në 24-36 orët e fundit,” tha … Continued

Blinken: SHBA është ende e hapur për diplomaci, por nuk ka rrugë nëse Rusia nuk tërheq forcat

Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken, ka njoftuar të mërkurën se SHBA mbetet e hapur ndaj diplomacisë me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, por tha se nuk ka rrugë nëse Rusia nuk tërheq forcat e saj, raporton CNN. “Natyrisht, ne mbetemi të hapur për të ndjekur çdo rrugë të … Continued

BE planifikon të marrë masa për kriptovalutat, që të parandalojë Rusinë t’i anashkalojë sanksionet ekonomike

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian, si dhe aleatë të tjerë, do të hapin një njësi speciale që ndihmon në zbatimin e sanksioneve kundër Rusisë. Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Merrick B. Garland njoftoi nisjen e Task Force KleptoCapture, dedikuar zbatimit të sanksioneve gjithëpërfshirëse, kufizimeve të eksportit dhe kundërmasave ekonomike që Shtetet e Bashkuara, … Continued

Shtëpia e Bardhë i dekurajon amerikanët që të shkojnë për të luftuar në Ukrainë

Shtëpia e Bardhë i dekurajon amerikanët të shkojnë për të luftuar në Ukrainë Shtëpia e Bardhë i dekurajoi amerikanët të udhëtonin në Ukrainë për të ndihmuar në mbrojtjen e vendit nga një pushtim rus të mërkurën, pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u kërkoi të huajve të vinin në luftë, shkruan CNN. “Ukrainasit kanë treguar guximin e … Continued

OKB me shumicë votash miraton rezolutën që dënon pushtimin rus të Ukrainës, Serbia voton pro

Asambleja e Përgjithshme e OKB -së ka dënuar me shumicë të madhe votash sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës dhe i ka bërë thirrje Moskës që t’i japë fund agresionit të saj. 141 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara votuan në favor të një rezolute përkatëse të mërkurën në Nju Jork. 35 vende abstenuan, përfshirë Kinën. … Continued

Ambasadorja amerikane në OKB thotë se Rusia ka përdorur armë të ndaluara, por Biden nuk e akuzon Putinin për krime lufte

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Linda Thomas-Greenfield u bëri thirrje vendeve të tjera anëtare të Kombeve të Bashkuara që të mbajnë Rusinë përgjegjëse për pushtimin e Ukrainës. Këtë dhe shumë të tjera – ajo i tha në një seancë speciale të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për Ukrainën. Thomas-Greenfield tha se forcat ruse … Continued

Njësia e re e Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së do të synojë oligarkët rusë, jahtet e tyre dhe asetet e tjera

Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mërkurën ka njoftuar se do të hapë njësi speciale për të ndihmuar në zbatimin e sanksioneve kundër zyrtarëve të qeverisë ruse dhe oligarkëve, duke synuar jahtet, avionët, pasuritë e paluajtshme dhe asetet e tjera të tyre. Task-forca e re, e quajtur KleptoCapture, është pjesë e … Continued

Vëllezërit Klitschko ndihen krenarë për civilët që qëndruan për të luftuar

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko thotë se është krenar për njerëzit që kanë qëndruar në qytet për ta mbrojtur atë nga forcat ruse. Ai dhe vëllai i tij Wladimir – të dy boksierë të njohur ndërkombëtarisht – folën për BBC nga Kievi. Vitali tha se kishte parë një rresht të gjatë të civilëve … Continued

Harris: Historia do të tregojë se Putin përfundoi duke forcuar NATO-n dhe duke dobësuar Rusinë

Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris, vazhdon të theksojë se SHBA nuk do të dërgojë trupa për të luftuar forcat ruse në Ukrainë. “Ajo që ne nuk do të bëjmë dhe duhet thënë gjithashtu, siç ka thënë vazhdimisht Presidenti, ne nuk do të vendosim trupa amerikane në Ukrainë për të luftuar rusët … Continued

Boris Johnson: Britania e Madhe “do të vazhdojë t’i shtrëngojë lakun Putinit”

Kryeministri britanik Boris Johnson ka thënë të mërkurën se veprimet e presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë kualifikohen si krim lufte. “Ajo që ne kemi parë tashmë nga regjimi i Vladimir Putin në përdorimin e municioneve që ata tashmë kanë hedhur mbi civilët e pafajshëm, sipas mendimit tim, tashmë kualifikohet plotësisht si një krim lufte,” … Continued