Vëllezërit Klitschko ndihen krenarë për civilët që qëndruan për të luftuar

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko thotë se është krenar për njerëzit që kanë qëndruar në qytet për ta mbrojtur atë nga forcat ruse.

Ai dhe vëllai i tij Wladimir – të dy boksierë të njohur ndërkombëtarisht – folën për BBC nga Kievi.

Vitali tha se kishte parë një rresht të gjatë të civilëve që rrinin në radhë për të marrë armë dhe për t’u bashkuar me luftën.

Ai tha se patriotizmi i njerëzve e ka befasuar – nga mjekët te aktorët, njerëzit po marrin armët.

“Tani për tani, njerëzit janë krenarë,” thotë ai.

Kur u pyet nëse vëllezërit do të qëndrojnë në qytet për të luftuar, Wladimir tha se “kjo është shtëpia jonë. Prindërit tanë [janë] varrosur këtu, fëmijët [tanë] shkojnë në shkollë këtu. Pse duhet të ikim? Çfarë do të bëni nëse dikush hyn në shtëpinë tuaj? Ju e mbroni atë.”

Wladimir i kërkoi gjithashtu komunitetit ndërkombëtar që t’i japë më shumë mbështetje Ukrainës. Ai tha se ka një “kërkesë të madhe” për ushqim dhe ujë dhe ndërsa disa ndihma po fillojnë të mbërrijnë, “absolutisht nuk është e mjaftueshme”.