Macron dhe Putin kanë vazhduar bisedat në telefon

Qeveria franceze e ka konfirmuar se presidenti, Emmanuel Macron, foli me presidentin rus, Vladimir Putin, përmes telefonit të martën. Në një deklaratë, Pallati Elysée tha se telefonata vazhdoi bisedat e mëparshme të Macron me Putinin në lidhje me një armëpushim dhe shqetësimet e vazhdueshme të sigurisë, shkruan BBC. “Aktualisht nuk ka asnjë marrëveshje, por presidenti … Continued

Gjigandi francez i energjisë TotalEnergies do të ndalojë blerjen e naftës ruse deri në fund të vitit

Gjiganti francez i energjisë TotalEnergies tha të martën se do të ndalonte blerjen e naftës dhe produkteve të naftës ruse më së voni deri në fund të vitit 2022. Sipas tyre kjo lidhet me situatën Ukrainë-Rusi, raporton CNN. “Duke pasur parasysh përkeqësimin e situatës në Ukrainë dhe ekzistencën e burimeve alternative të furnizimit për Evropën, TotalEnergies … Continued

Zëdhënësi i Putinit refuzon të përjashtojë mundësin e përdorimit të armëve bërthamore

Rusia nuk ka arritur ende asnjë nga qëllimet e saj ushtarake në Ukrainë. Zëdhënësi kryesor i presidentit rus, Vladimir Putin, Dmitry Peskov për CNN eka pranuar se Rusia nuk ka arritur ende asnjë nga qëllimet e saj ushtarake në Ukrainë dhe refuzoi të mohojë se Moska mund të përdorë armët bërthamore. Kur u pyet se … Continued

Të paktën një i vrarë pas sulmit me raketa në stacionin e trenit në Ukrainë

Një raketë ruse goditi dhe shkatërroi stacionin e trenit Pavlohrad-2 në Pavlohrad, Dnipropetrovsk. Sipas, Shefit Rajonal i Luftës dhe Administratës Civile, Valentin Reznichenko, të paktën një person është vrarë në këtë sulm. “Sulmi vrau një person, nxori nga shinat 15 vagonë ​​mallrash dhe shkatërroi një pjesë të rrugës”, tha Reznichenko. Ai po ashtu shtoi se … Continued

Franca përgatitet të mirëpresë 100 mijë refugjatë ukrainas

Franca ka nisur një plan kombëtar për të përgatitur strehim për të paktën 100 mijë refugjatë ukrainas. Një gjë të tillë e ka konfirmuar të martën kryeministri francez, Jean Castex, shkruan CNN.  “Gjithnjë e më shumë prej tyre, po gjejnë strehë në Francë ose po kalojnë tranzit nëpër territorin tonë”. Kryeministri francez u zotua gjithashtu … Continued

Katër fëmijë të sëmurë me kancer janë transportuar në SHBA

Departamenti Amerikan i Shtetit u koordinua me Spitalin Kërkimor të Fëmijëve St. Jude për të transportuar katër fëmijë ukrainas me kancer në Shtetet e Bashkuara për trajtim. Një gjë të tillë e ka konfirmuar zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price. “Ata do të marrin kujdesin e specializuar për të cilin kanë nevojë dhe anëtarëve … Continued

Forcat ukrainase tani po luftojnë për të rimarrë territorin e saj

Forcat ukrainase tani janë duke u përpjekur të rimarrin territorin që rusët kishin fituar. Sipas një zyrtari të lartë të mbrojtjes amerikane ukrainasit janë të aftë dhe të gatshëm për ta rimarr trojet e humbura. Zyrtari tha se ushtria e ukrainasve është duke luftuar për të rikthyer Kherson, si dhe duke i shtyrë forcat ruse … Continued

Zelensky: Nga Mariupol nuk ka mbetur asgjë vetëm rrënoja

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se nuk ka “ngelur asgjë” nga Mariupol. Kjo pasi Kievi i bëri thirrje Moskës që të lejojë civilët të evakuojnë qytetin port jugor të rrethuar. “Nuk ka mbetur asgjë atje. Vetëm rrënoja,” tha Volodymyr Zelensky në një fjalim video në parlamentin italian, shkruan BBC. Mariupol, një objektiv kryesor … Continued

Zelensky Italisë: Mos u bëni vendpushim për ata që promovojnë luftën

Ukraina kërkon më shumë sanksione dhe presion ndaj Rusisë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kërkoi të martën më shumë sanksione, dhe më shumë presion kundër Rusisë. “Ne kemi nevojë për më shumë sanksione, më shumë presion në mënyrë që Rusia të mos kërkojë rezerva mercenarësh në Libi, por që Rusia të kërkojë paqen, në mënyrë që … Continued

Shpërthime të mëdha dëgjohen në Kiev

Në qytetin e Kievit janë dëgjuar shpërthime të mëdha nga forcat ruse. Disa shpërthime të forta u dëgjuan në kryeqytetin ukrainas të martën, ndërsa qyteti ishte nën një shtetrrethim 35-orësh. Një nga shpërthimet ishte aq i fortë sa ndezi alarmet e makinave në qendër të qytetit, shkruan CNN. Këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Anton … Continued