Gjigandi francez i energjisë TotalEnergies do të ndalojë blerjen e naftës ruse deri në fund të vitit

Gjiganti francez i energjisë TotalEnergies tha të martën se do të ndalonte blerjen e naftës dhe produkteve të naftës ruse më së voni deri në fund të vitit 2022.

Sipas tyre kjo lidhet me situatën Ukrainë-Rusi, raporton CNN.

“Duke pasur parasysh përkeqësimin e situatës në Ukrainë dhe ekzistencën e burimeve alternative të furnizimit për Evropën, TotalEnergies ka vendosur në mënyrë të njëanshme të mos lidhë ose rinovojë asnjë kontratë për blerjen e naftës dhe produkteve të naftës ruse, në mënyrë që të ndalojë të gjitha blerjet e naftës ruse ose produktet e naftës sa më shpejt të jetë e mundur dhe më së voni deri në fund të vitit 2022”, thuhet në deklaratë.

Kompania megjithatë paralajmëroi se do të vazhdojë të blejë gaz natyror nga Rusia.  

“Ndryshe nga furnizimi me naftë, duket se kapacitetet logjistike të gazit të Evropës e bëjnë të vështirë që të bëhet pa gazin rus në dy deri në tre vitet e ardhshme pa ndikuar në furnizimin me energji të kontinentit”, tha Total në deklaratë.

Kompania tha se do të mobilizojë produktet e naftës nga vende të tjera, veçanërisht naftën e prodhuar nga rafineria Satorp në Arabinë Saudite.

Sipas deklaratës, kontratat e TotalEnergies për naftën ruse përbëjnë 12% të importeve të naftës të Rusisë në Bashkimin Evropian në vitin 2021.

Më shumë për vendimin: Kompania përsëriti se nuk operon asnjë fushë nafte ose gazi ose impiante të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Rusi dhe po shkon drejt një pezullimi gradual të aktiviteteve të saj në Rusi, sipas deklaratës. Në mesin e 11 punonjësve të dërguar në kompani të ndryshme ruse të naftës dhe gazit ku TotalEnergies është një aksioner në pakicë, tre mbeten në vend.

Ajo gjithashtu njoftoi se do të ndalojë financimin e projektit Arktik LNG 2, i vendosur në bregdetin siberian të Rusisë, dhe gjithashtu do të vendosë pezull zhvillimet e tij tregtare në fushën e baterive dhe lubrifikantëve në Rusi./SHQIP.com