Franca përgatitet të mirëpresë 100 mijë refugjatë ukrainas

(Photo by ALAIN JOCARD/AFP via Getty Images)

Franca ka nisur një plan kombëtar për të përgatitur strehim për të paktën 100 mijë refugjatë ukrainas.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar të martën kryeministri francez, Jean Castex, shkruan CNN

“Gjithnjë e më shumë prej tyre, po gjejnë strehë në Francë ose po kalojnë tranzit nëpër territorin tonë”.

Kryeministri francez u zotua gjithashtu të ndihmojë refugjatët ukrainas të integrohen më mirë në tregun e punës të Francës, me kurse franceze të ofruara në agjencinë e punësimit të vendit. 

“Ne po hyjmë në një krizë që do të zgjasë,” tha Castex. “Është nderi i vendit tonë të mbajë pritjen më të ngrohtë të mundshme për miqtë tanë ukrainas.”

Më shumë se 26 mijë refugjatë ukrainas kanë mbërritur në Francë që nga fillimi i luftës.

Midis tyre, 10.500 kanë përfituar qëndrim të përkohshëm të parashikuar nga politika e mbrojtjes së përkohshme të BE-së, e aktivizuar më 3 mars. /Shqip.com